Amir Abrashi ka rinovuar kontratën me skuadrën e Grasshopers. Klubi zviceran dhe mesfushori shqiptar, kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2026.
Futbollisti 34-vjeçar është kthyer në një lider dhe pikë kyçe në formacionin e Grasshoper, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Abrashi është pjesë e skuadrës zvicerane nga viti 2021, kur u bashkua nga gjermanët e Freiburg.
Rëndësia që shqiptari ka në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes, ka bindur drejtuesit që t’i zgjasin kontratën edhe për një vit tjetër. /tvklan.al