Sipas një organizate spanjolle të ndihmës së parë, më shumë se 200 emigrantë besohet se janë mbytur në një anije që u fundos në brigjet e Libisë.

“Proactiva Open Arms” tha se kishte gjetur pesë trupa mbi det në afërsi të dy varkave të përmbytura, të cilat mund të mbajnë m shumë se 100 njerëz.

Laura Lanuza, një anëtare e organizatës tha se 5 nga trupat që kishin nxjerrë nga Mesdheu ishin djem të rinj të cilët mesa duket ishin mbytur.

Reuters raporton se rojet bregdetare në Itali, kanë konfirmuar 5 të vdekur.

Lanuza tha se të paktën 240 emigrantë mund të kenë vdekur dhe anijet ishin shpesh plot me kontrabandistë./tvklan.al