22 shoferë janë vënë në pranga dhe proceduar penalisht nga policia rrugore e kryeqytetit gjatë 1 jave. 3 prej tyre u konstatuan duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, 5 për mungesë të lejes së drejtimit, 1 për largim nga vendi i aksidentit dhe 15 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjatë 7 ditëve, blutë kanë “ndëshkuar” thuajse 10 mijë shoferë, ose mesatarisht mbi 1400 gjoba në ditë. Masat ndëshkuese janë aplikuar për xhama të zinj, qëndrim të gabuar të mjetit, mos vendosje të rripit të sigurimit apo dhe për përdorim celulari gjatë drejtimit.
Policia e kryeqytetit bën të ditur gjithashtu se në 1 javë janë pezulluar dhe bllokuar 68 patenta. Një pjesë e tyre janë për drejtim nën ndikimin e alkoolit, për tejkalim shpejtësie dhe shkelje të tjera.
Gjithashtu nga efektivët e rrugore së Tiranës u bllokuan edhe 11 automjete, katër prej tyre me targa të huaja.
Klan News