23% e familjeve shqiptare janë të varura nga dërgesat e emigrantëve. Ky është konstatimi i Bankës Botërore, në një analizë të së cilës bëhet e ditur se 18% e të ardhurave në një familje shqiptare vijnë nga remitancat, me një fluks mesatar vjetor prej 2000 euro për familje.
Në total, BB tregon se gjatë 2023-shit, në Shqipëri u futën 1.9 mld euro si dërgesa emigrantësh, mesatarisht 2 mijë euro për çdo familje rezidente.
Sipas BB janë 174 mijë familje në Shqipëri që presin remitanca për të plotësuar nevojat e tyre bazike të cilat kanë ulur varfërinë në Shqipëri me 8%. Statistikat tregojnë se sipas shpërndarjes gjeogarfike dërgesat më të mëdha shënohen në qarqet e Elbasanit, Tiranës e Fierit.
Banka prek dhe një problem tjetër lidhur me remitancat, kostot e dërgesave. Për të transferuar 200 euro në Shqipëri, kosto është 8.7%, 3 herë më shumë se në vendet e tjera. Kjo ka bërë së 37% e remitancave të dërgohen fizikisht në cash.
Tv Klan