Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot një ekip të Bankës Botërore, të kryesuar nga Rekha Reddy.

Diskutimi u përqendrua kryesisht në vijimin e bashkëpunimit dhe programet e asistencës teknike të Bankës Botërore me Bankën e Shqipërisë.

“Kuadri rregullativ dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, edhe falë bashkëpunimit me Bankën Botërore, ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm. Aktualisht, jemi në fazën ku cilësia e këtij kuadri do të vlerësohet nga strukturat përkatëse të Bashkimit Evropian, dhe pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë janë pozitive”, tha Sejko në këtë takim.

Në këtë takim u përmend ndikimi që do të sjellë kalimi në standardin e IFRS9 në mënyrën se si bankat do të vlerësojnë rrezikun e kredisë. Ndaj u evidentua nevoja që kjo të shoqërohet me ndryshimin e rregullores së administrimit të rrezikut të kredisë.

Tv Klan