Shënohen edhe 3 viktima të tjera
Mbeten të qëndrueshme shifrat e pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit nga afro 2300 mostra të marra janë konfirmuar si mbartës të virusit 249 persona.
Shumica e rasteve janë evidentuar në Prishtinë, Fushe-Kosovë, Gjakovë dhe Prizren.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore në Prishtinë bën të ditur se janë shënuar edhe 3 viktima, duke e çuar në 1523 numrin total të jetëve të humbura që nga shfaqja e pandemisë.
Aktualisht në Kosovë janë afro 6700 raste aktive me koronavirus.
Tv Klan