Situata e Covid në Kosovë sa vjen e përmirësohet. Sipas mediave në Kosovë, spitali i Përgjithshëm i Prizrenit nuk ka në trajtim asnjë pacientë me Covid-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.
Po ashtu bëhet me dije se Klinikën Universitare janë duke u trajtuar 57 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rëndë.
Një ditë më parë sipas ministrisë së Shëndetësisë u konfirmuan dhe 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa nuk u shënua asnjë viktimë.
Nga ana tjetër u konfirmuan si të shëruar 23 qytetarë dhe ditët e fundit numri i të shëruarve në krahasim me rastet e reja kanë qenë më i madh./tvklan.al