30-vjeçari me iniciale A.H. është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Gjormë të Kurbinit ditën e sotme rreth orës 15:30.
Sipas informacioneve paraprake, Policia dyshon se i riu është vetëvravrë me armë zjarri automatik në banesën e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al