Anila dhe Ardit Gjebrea janë një nga çiftet publikë më të dashur.
Sot ata kanë festuar 31-vjetorin e tyre mes dhuratash e urimesh speciale.
Djali i tyre, Jon i ka uruar përmes një postimi ku shkruan “Gëzuar 31 vite plot dashuri, ju dua!”.
Vetë Anila ka vendosur ta surprizojë bashkëshortin e saj me disa lule që formojnë një zemër, çokollata dhe luleshtrydhe. Një dhuratë e ëmbël kjo fiks për një rast të tillë.
Me 31 vitet e dashurisë së tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Jon dhe Anna. /tvklan.al

