Adriatik Llanaj, një qytetar 32-vjeçar nga Vlora, tregon për “Stop” në Tv Klan se në vitin 2019 ka bërë aksident me motoçikletë dhe ka humbur njërën këmbë. Ai thotë se i kalon ditët me shumë vështirësi, pasi përveç problemeve fizike aksidenti i ka dhënë edhe shqetësime emocionale. Adriatiku ka dëshirë të bëjë një kurs për berber.

Pas aksidentit, ka fituar gjyqin për dëmshpërblim ku e paditur ishte Byroja Shqiptare e Sigurimit. Shuma e përfituar është mbi 50 milionë. Por edhe pse ka marrë dy avokatë, asgjë nuk është bërë për të marrë paratë që i takojnë.

Avokati Romarjo Meminaj thotë se do të interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit. Kolegia e tij është me leje lindjeje.

Gazetari i “Stop” u interesua te Byroja, por përgjigja e thatë që mori ishte se rasti do të shihet me përparësi./tvklan.al