Duke filluar nga kjo javë serialet në ekranin e Tv Klan kanë një orar të ri transmetimi.
Seriali më i suksesshëm në Brazil, “Një Mundësi e Dytë” vazhdon transmetimin në të njëjtën orë si më parë në 16:05 nga e Hëna në të Shtunë.

Çdo ditë nga e Hëna në të Shtunë në orën 18:20 pas përfundimit të “Bija Ime” do të ndiqni serialin e ri dramatik turk “Lule të vetmuara”.

Nga e Hëna në të Mërkurë vjen premierë në orën 21:00 fenomeni televiziv botëror “Narcos” dhe “Narcos Mexico”.

Të Hënën, të Martën dhe të Mërkurën në mbrëmje do të ndiqni episodet e reja të serialit thriller-aksion izraelit “Fauda” në orën 23:30.

Java përfundon me 6 episode premierë ekskluzive të serialit turk “Kuzgun” (Korbi) çdo të Shtunë dhe të Diel në orën 21:00.

Ndërsa në ekranin e Klan Plus vazhdon transmetimi i serialit “Gylperi” nga e Hëna në të Premte në orën 20:00, seriali “Lista e Zezë” (The Blacklist) çdo të Enjte dhe të Premte në orën 21:00 dhe të Dielën në orën 20:30. Ndërsa “Kryeqyteti Abdulhamid” vjen me 3 episode çdo të Shtunë në orën 19:30 në ekranin e Klan Plus.



/tvklan.al