“Turizmi kulturor është një prej sektorëve që gjithmonë e më shumë njeh rritje të vizitueshmërisë. Tetë mujori i këtij viti ka regjistruar 36% më shumë vizitorë se tetë mujori i vitit të shkuar, ose mbi 875 mije turistë.”
Kushdo që zgjedh për të pushuar në Shqipëri, zgjedh ta njohë vendin tonë edhe përmes historisë dhe kulturës.
Këtë e pranojnë vetë turistët që i ndesh në Muzeun “Shtëpia me Gjethe” e cila në tetë muaj ka pritur mbi 50 mijë vizitorë, dhe është ndër më të vizituarit në kryeqytet dhe i treti më i vizituar në vend.
Por surprizë është Shtatori, i cili ka regjistruar më shumë fluks të turistëve sesa gjatë verës në këtë muze.
Të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Kulturës tregojnë se mbi 340 mijë vizitorë janë regjistruar në parqet arkeologjike, ku më të vizituar janë Butrinti, Parku Arkeologjik i Shkodrës dhe Apolonia.
Ndërsa në kala dhe monumente të tjera, rritja krahasuar me vitin e kaluar është me 30%, ku numri në këtë tetë-mujor është mbi 232 mijë, dhe më të frekuentuarat janë Kalaja e Gjirokastrës, ajo e Porto Palermos dhe Amfiteatri i Durrësit.
Tv Klan