Në fundjavë luhet derbi Inter – Milan

Seria A rinis me një ndeshje të madhe vendimtare për garën për titull: Të shtunën në orën 18, në stadiumin San Siro të Milanos, do të luhet derbi mes Interit dhe Milanit.

Deri tani në stadiume pranoheshin 5000 spektatorë, por impiantet do të rihapen me 50% të kapacitetit të tyre. San Siro do të jetë në gjendje të presë rreth 37,000 tifozë, të gatshëm për të parë një nga sfidat më të rëndësishme dhe më të dashura të sezonit.

Të gjitha biletat janë të shitura. Të fundit të mbetura do të shkojnë për tifozët më besnikë të Inter. Janë favorizuar më së shumti tifozët e Inter, ata që ishin abonuar një sezon më parë.

Pritet të jetë një sfidë që mund të rezultojë një nga udhëkryqet e kampionatit.

Në fakt, Interi është në vendin e parë në renditje, ndërsa Milani është në kërkim të katër pikëve. Derbi i parë i sezonit përfundoi me rezultatin 1-1 me golin e Calhanoglu me 11-metërsh. Interi humbi një të dytë me Lautaro Martinez. Barazimi u vendos nga autogoli i De Vrij.

Tv Klan