Stadiumi “Giuseppe Meazza” vlen rreth 200 milion euro pa përfshirë taksat. Gazzetta dello Sport shkruan në numrin e së premtes se ka mësuar se ky është vlerësimi nga Komuna e Milanos për të mirënjohurin “San Siro”, që nuk i plotëson kushtet për të pritur ndeshje të rëndësishme të organizuara nga UEFA. Kandidatura për finalen e Champions League i është refuzuar disa herë.
Kjo përfshin edhe tokën përreth këtij stadiumi. Kjo bëhet për t’i hapur rrugën ndërtimit të një arene të re futbolli, por më parë duhet të ketë të interesuar për ta blerë dhe klubet e Milan e Inter pritet të jenë mes tyre. Përfaqësues të tyre kanë patur më herët takime me pushtetin lokal dhe qeverinë.
Vlera e zyrtare është parashikuar të bëhet publike në fund të tetorit ose në ditët e para të nëntorit. Klubet gjithsesi pritet të hyjnë në bisedime për të patur një çmim më të ulët, por nuk mendohet të ketë punime për stadiumin e ri para vitit 2026.
Tv Klan