Gjatë javës së fundit, nga Policia Kufitare dhe njësia policore detare janë bllokuar 39 mjete lundruese. Sipas të dhënave të bëra publike nga policia e shtetit, mjetet e bllokuara janë, 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin instaluar motor uji.
22 mjete u bllokuan nga Ksamili në Vlorë 8 nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 në Velipojë. Ndërsa varkat metalike që kishin instaluar dhe motor uji u bllokuan në liqenin e Komanit, për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.
16 mjete prej këtyre mjeteve lundruese janë konstatuar nga policia duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë dhe janë ndëshkuar me nga 100 mijë lekë.
Ndërsa drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese krahas bllokimit u ndëshkuan edhe me nga 10 mijë lek për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e 6 varkave metalike gjithashtu krahas bllokimit të mjeteve u ndëshkuan me nga 20 mijë lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.
Sipas policisë, gjatë javës së fundit blutë i kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste nga Ksamili në Koman.
Klan News