Në botë qarkullon një gamë e madhe celularësh inteligjentë që funksionojnë me sistemin operativ “Android”. Nga Samsung e deri tek Google janë disa prej këtyre aparateve celularë. Për këtë arsye, këta celularë janë gjithmonë në shënjestër të hakerave, të cilët përdorin disa manovra për të pasur akses të paligjshëm në telefonin tuaj.

Për këtë arsye, përdoruesit duhet të bëjnë kujdes të mos bien pre e hakerave. Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund ta bëni telefonin tuaj Android më të sigurtë. Jake Moore, specialist për sigurinë kibernetike, ka treguar 4 gjëra të thjeshta të cilat duhet të aplikohen nga përdoruesit e celularëve Android.

1-Përditësoni telefonin tuaj me versionin më të fundit të Android. Kjo do të ofrojë më shumë siguri ndaj sulmeve të hakerave.

2-Shkarkoni në celular një aplikacion për menaxhimin e fjalëkalimeve që përdorni dhe aplikoni metodën e sigurisë së dyfishtë.

3-Shkarkoni në celular një antivirus, të tilla si Bitdefender, Norton etj.

4-Vendosini celularit tuaj një fjalëkalim të vështirë që të përmbajë disa karaktere. /tvklan.al