Katër persona vdiqën, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë, si rezultat i shpërthimit të një pike karburanti në Grozni të Çeçenisë.

Autoritetet thanë se një depo karburanti kishte shpërthyer në stacion, duke rezultuar në një zjarr, me pesë persona të tjerë të plagosur.

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, tha në një deklaratë në Telegram se ai e kishte marrë situatën nën kontrollin e tij personal.

Ai tha se përgjegjësit për shpërthimin do të nxirren para drejtësisë, por nuk dha detaje të tjera.

Tv Klan