Kjo është çfarë ka mbetur nga aksidenti fatal me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Tepelenë, ku u përplasën 3 automjete.

Dy prej makinave janë shkatërruar thuajse tërësisht. Makinat e përfshirë në përplasjen fatale janë një Mercedes-Benz me targa AB314JG, një Toyota dhe një BMW me targë AA212JL.

Dy të parat kanë dëmtime të shumta. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë së lartë të një prej automjeteve, si dhe lagështira në rrugë.

VIKTIMAT:

-Ladi Bega, drejtues i makinës Toyota

-Lefteri Bega, bashkëshortja e Ladi Begës, pasagjerë në makinën Toyota

-Një grua e moshuar rreth 80-90 vjeçe

-Riza Rapaj

TË PLAGOSURIT:

-Lavdie Meta

-Jani Meta


/tvklan.al