Një burrë humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të enjteje në Mat, pasi u përplas nga një automjet. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, aty ku një 40-vjeçar humbi kontrollin e mjetit, duke përplasur një këmbësor. Viktima është një 70-vjeçar i cili humbi jetën në spital.  

“Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në një njoftim të policisë së Matit./tvklan.al