Princesha e veshi në kërcimin me John Travolta
Theu të gjitha rregullat e protokollit mbretëror me dekoltenë e hapur dhe krahët e zbuluar. Por me sa duket fustani ikonë i Lady Diana do të vijojë të bëjë histori. Dizenjuar ekskluzivisht për princeshën nga Victor Edelstein, në velut blu e errët, fustani kthehet në ankand për herë të tretë.
Lady D e kishte zgjedhur për mbrëmjen gala të Shtëpisë së Bardhë në Nëntor të 1985, por që mbeti në memorien kolektive për shkak të kërcimit të famshëm me aktorin hollivudian John Travolta.
Për herë të parë u shit në Qershor të 1997, rreth dy muaj pas vdekjes së Lady D për 100 mijë sterlina, shumë e cila shkoi për kërkimet kundër AIDS.
Në 2013 Maureen Dunkel ia shiti për 281 mijë euro një anglezi që ia dhuroi të shoqes. Sot fustani ka një bazë nisjeje prej 400 mijë euro dhe ankandi mbahet më 9 Dhjetor në Londër.
Tv Klan