9 procedura tenderimi me vlerë 90 milionë Lekë ose 900 mijë Euro, janë gjetur nga SPAK si të dhëna në kundërshtim me ligjin nga zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës.
Nën hetim për akuzat e shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve janë vënë 24 zyrtarë. 5 prej tyre në masën e sigurimit “Arrest në burg” mes tyre edhe administratori i UBT, Edmond Tërthorja.
Për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në masën e Detyrimit për tu paraqitur u lanë edhe dy zëvendës rektorët e Univeristetit, Romina Koto dhe Ilir Kapaj.
Me anë të një njoftmi zyrtar, Prokuroria e Posaçme sqaron se ka përgjuar dhe vëzhguar në terren personat nën hetim dhe në bazë të dokumenteve të sekuestruara për procedurat e tenderit ka arritur të dokumentojë shkeljet.
Duke iu referuar hetimeve të kryera, SPAK zbardh edhe skemën e përdorur që ka çuar në shpalljen si fitues të tenderave 3 kompani private.
“Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”. Në të gjitha procedurat e prokurimit, këta operatorët kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.”
Gjithashtu këto hetime, kanë treguar edhe raste të paracaktimit të fituesve për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit.
Në masën “Arrest në burg”:
1. Edmond Tërthorja,
2. Amarildo Lleshi,
3. Mehmet Qoshja,
4. Altin Murto,
5. Piro Zoga,
Në masën “Arrest në shtëpi”:
1. Agim Sefa,
2. Arjan Buliqi,
3. Serafin Skënderi,
4. Ilir Kusi,
5. Dritan Laçi,
6. Azem Parllaku,
7. Artur Koleci,
8. Radion Dhromi,
9. Blenard Spaho,
10. Tedi Proda,
Në masën e “Detyrimit për t’u paraqitur”:
- Enkeleida Sallaku,
- Klara Jahollari,
- Ilir Kapaj,
- Erjola Kopali,
- Klea Lekocaj
- Romina Koto
- Bejo Bizhga,
- Etleva Shore,
- Rezearta Dervishi
Tv Klan