Bashkia e Tiranës në një reagim të sajin i cilëson si të pavërteta deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha për djegien apo dhe zhdukjen e dokumenteve të këtij institucioni për shkak të hetimeve të nisura nga SPAK.

“Bashkia e Tiranës po kryente sot një proces rutinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë që ndodhet prane Pallatit me Shigjeta. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha në faqen e tij në Facebook është i pavërtetë!”, njofton ky institucion.

Bashkia tregon edhe momentet e zhvendosjes së materialeve shkresore drejt godinës së arkivës.

Tv Klan