Në javën që lamë pas, Policia Rrugore shtoi masat në afërsi të shkollave si dhe në qendrat urbane.

Kontrolle u ushtruan me qëllim parandalimin e drejtimit automjeteve nga shoferë nën efektin e alkoolit, me shpejtësi tej normave të lejuara apo dhe për parakalime të gabuara.

Gjatë kësaj periudhe u pezulluan 162 leje drejtimi. U arrestuan 42 shoferë për shkak se kanë rezultuan të dehur në drejtimin e mjetit apo pa patentë.

Në të gjithë vendin u vendosën 19 948 masa administrative për një sërë shkeljesh si shpejtësi tej normave të lejuara, parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit etj.

Ndërsa Policia rrugore e kryeqytetit nga data 8 deri më 14 Shtator vendosi gjithsej 7889 masa administrative. Gjatë kësaj periudhe një javore u arrestuan dhe u proceduan 25 drejtues mjetesh.

Klan News