Pesë gazetarë të një televizioni palestinez janë vrarë në një sulm izraelit në Rripin e Gazës. Kështu ka deklaruar vetë televizioni “Quds Today”.
Në momentin e sulmit, gazetarët ishin brenda një furgoni të parkuar jashtë spitalit al-Awda, ku gruaja e njërit prej gazetarëve ishte gati të lindte në kampin qëndror të refugjatëve të Nuseirat.
Forca Ajrore Izraelite tha se kishte sulmuar në një mënyrë të shënjestruar dhe përmes udhëzimeve të inteligjencës, një automjet me anëtarë të grupit të armatosur palestinez.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa dhe ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thanë gjithashtu se 20 persona të tjerë u plagosën në lagjen al-Zeitoun të qytetit.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar për shpërthimin e raportuar.
/tvklan.al