Intensiteti i uraganit Florence ra, por stuhia e fuqishme që goditi të premten bregun jug-lindor të Shteteve të Bashkuara shkaktoi viktimat e para. Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e Florence. Mes viktimave janë një grua dhe një fëmijë.
Më shumë se 600 mijë banesa mbetën pa energji elektrike. Autoritetet urdhëruan evakuimin e mbi 1.7 milionë personave.
Shpejtësia e erës arriti në 105 km/h, duke e kthyer Florence në stuhi tropikale.
Autoritetet amerikane kanë shpallur gjendjen e emergjencës të Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut, ndërsa qindra mijëra persona mbeten ende brenda rrezes së rrezikut.
Tv Klan