“Një udhëtim quhet i paplotësuar nëse nuk zbulon kulturën e vendit që ke përzgjedhur për të vizituar. Kështu ndodh edhe me turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. Në 6-mujorin e parë janë regjistruar 499 mijë vizitorë në muze, site dhe parqet tona arkeologjike”, raporton gazetarja Anisa Krraba.
Më e vizituara këtë vit është kalaja e Gjirokastrës me mbi 80 mijë vizitorë. E ndjekur nga muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë që ka patur me mbi 74 mijë vizitorë dhe parku arkeologjik i Shkodrës me mbi 69 mijë. Turistët kanë treguar përshtypjet e tyre.
“Më ka pëlqyer shumë Shkodra me muzetë e saj, kulturën, natyrën e veçantë dhe ushqimin.”
“Durrësi ishte i bukur, por edhe Tirana më pëlqen me arkitekturën e veçantë. Mësova shumë mbi historinë e diktaturës.”
Ndryshe nga vitet e shkuara që kryesonte, Parku Kombëtar i Butrintit, për këtë 6 mujor renditet i katërti për numrin e vizitorëve. Megjithatë, fluksin ky sit po e përjeton në verë, pasi për Qershorin ka kapërcyer të gjithë sitet për nga numrat përvveç kalasë së Gjirokastrës.
Rrjedhimisht edhe të ardhurat janë rritur krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023, me 55%, duke arkëtuar mbi 152 mln Lekë.
Tv Klan