Disa hajdutë kanë vjedhur katër objekte të lashtë, duke përfshirë një helmetë ari afërsisht 2 mijë e 500 vjeçare. Ata përdorën eksploziv për të hedhur në erë derën e muzeut dhe për të hyrë brenda.

Grabitja e guximshme ndodhi në muzeun “Drents” në Assen të Holandës gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

Nga pamjet e publikuara nga policia dukeshin personat të cilët hynë në muze dhe vodhën 3 byzylykë ari që datojnë rreth vitit 50 para Krishtit dhe helmetën e shekullit të V-të para Krishtit.

Helmeta ishte një objekt historik i rëndësishëm i huazuar nga Muzeu Historik Kombëtar i Rumanisë në Bukuresht.

Në një postim në faqen zyrtare muzeu e konsideroi helmetën si një kryevepër. Helmeta u zbulua nga arkeologët një shekull më parë në një fshat në Rumani.

Jo vetëm për lashtësinë ajo është shumë e veçantë për dizajnin që ka. Në të janë të gdhendura një palë që sy, që sipas gojëdhënave mendohej se largonte pushtuesit.

Nga ana tjetër sipas asaj që bëjnë të ditur mediat e huaja, autoritet lokale në bashkëpunim me Interop po vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Ata kanë bërë të ditur se hajdutët qarkullonin me një makinë ngjyrë gri, me targa të vjedhura e cila mendohet të jetë braktisur ose djegur. /tvklan.al