Kastro Zizo është ndër këngëtarët më pa komplekse në muzikën shqiptare. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan për të promovuar këngën më të re “Çuna dhe goca”, bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Robert Berishën. Gjatë emisionit, Kastro i habiti të gjithë teksa tha se i lyen flokët në shtëpi dhe se e blen bojën në supermarket.
Arian Çani:
Ledio kujt i ngjan ky njeri o plak, se ç’ka fut edhe një ngjyrë flokësh. Është bërë si rus.
Kastro Zizo:
Në shtëpi i kam lyer. Mi kanë lyer. 6 mijë lekë bën boja në supermarket.
Arian Çani:
Ke filluar të lyesh flokët plak ë? Je i paparë.
Kastro Zizo:
Gjithmonë i kam lyer.
Arian Çani:
Po thonjt pse nuk i lyen si Robert Aliaj?
Kastro Zizo:
Po përtoj se i ha. Nuk është se i kam problem t’i lyej
.
/tvklan.al