Policia Rrugore e Vlorës bën me dije se gjatë gjysmës së parë të muajit dhjetor ka arrestuar 6 drejtues makinash dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Ndërkohë janë vendosur gjithsej 3145 masa administrative.
“Të ndara si më poshtë: Tejkalim shpejtësie: 630 masa, Mosvendosje e rripit të sigurimit: 226 masa, Mosmbajtje e kaskës mbrojtëse: 118 masa, Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 69 masa, Drejtim i mjetit në gjendje të dehur: 11 masa, Parakalim i gabuar: 289 masa, Ndalim/ qëndrim i gabuar: 528 masa, Mungesë siguracioni: 19 masa, Xhama të zinj: 100 masa, shkelje të tjera të Kodit Rrugor: 1155 masa”, tha policia./tvklan.al