Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, 68-vjeçari me iniciale H. U., banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ai e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./tvklan.al