Kërkojnë lista të hapura dhe President nga populli
7 deputetë të opozitës parlamentare, ndryshe nga kolegët e tyre që kërkojnë ndryshime kushtetuese, depozituan në Kuvend disa propozime, mes të cilave edhe atë për mos heqjen e koalicioneve në zgjedhje.
Ata mbështesin idenë e një sistemi proporcional kombëtar me një zonë të vetme elektorale, me prag natyral dhe lista të hapura.
Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, identifikimi biometrik, numërimi elektronik, si dhe votimi i emigrantëve janë të tjera kërkesa të tyre.
Drafti i propozuar nga 7 partitë opozitare parashikon edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe shtim të numrit të deputetëve nga 140 që është aktualisht, në 150.
Tv Klan