Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në 75-vjetorin e Kolegjit të Europës në Bruksel, ngjarje që përkon edhe me hapjen zyrtare të kampusit të tij të tretë në Tiranë. Veliaj u shpreh se është privilegj që Kolegji i Europës ndodhet edhe në kryeqytetin shqiptar.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë: Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është pjesë e tre qyteteve që kanë një kampus të Kolegjit të Europës, bashkë me Bryzh dhe Natolin [Varshavë], me të cilat ndajmë një eksperiencë fantastike dhe ku ka ndodhur zgjerimi i parë për vendet e Evropës Qendrore. Hapja e kampusit në Tiranë sinjalizon një hapje të re dhe një zgjerim të ri, jo vetëm si anëtarësim në BE, por edhe si mentalitet evropian.
Kampuset e Kolegjit të Europës në Tiranë, Bruzh dhe Natolin vazhdojnë të jenë një urë për bashkëpunimin dhe integrimin europian mes vendeve.
Klan News