Nëse keni filluar të bëni plane për pushimet verore, edhe manikyri është pjesë e rëndësishme e listës tuaj. Ne kemi përzgjedhur tendencat më të guximshme për 2024-ën, dizajne që janë ideale për ditët me diell apo netët në klube.
Epoka e thonjve “cowboy” të Beyonce-s ka ndezur një obsesion global.

“Palm Royale” është një model i thonjve i krijuar në New York nga Lolly Koon, e cila është frymëzuar nga vitet ’60. Ngjyrat e ndezura janë perfekte për verën.

“Floral French Tips” janë padyshim dizajni më inovator i stilit klasik francez.

“Blush Nails and Bows” – Si thonj kukullash! Trendi i thonjve “me blush” ka ardhur nga Koreja e Jugut dhe padyshim i jep dorës tuaj një prekje delikate.

I njohur si “French fade” ose “French ombre”, manikyri Baby Boomer është rikthyer, duke ofruar një alternativë për dasmat e verës ose për ata që preferojnë një pamje më minimale të thonjve.

“Micro Neon French” – Ky lloj manikyri edhe këtë verë mbetet në listën e të preferuarve, me pak grimca fluoreshente.

“Colored-Chrome Cat-Eye French” – Ngjan si një manikyr “magnetik dhe intensiv” që i reziston thuajse çdo stine.

“Press-Ons” – Forma më e rafinuar e thonjve.

/tvklan.al