Aurela Hoxha ka një ditë të gëzueshme sot. Modelja bukuroshe, e cila është bërë nënë disa muaj më parë, i ka uruar 8-mujorin e lindjes të voglit të saj.
Në një seri fotosh të ndara në Instagram, Aurela është kujdesur të mos e shfaqë fytyrën e të birit, duke përdorur edhe ikonat për ta mbuluar.
“8 muaj dashuri! Të dua Alaron! Gëzuar fryma ime!”, ka shkruar bukuroshja në postim. Prej disa vitesh, Aurela e ka ndërtuar jetën në Spanjë pasi u dashurua me një biznesmen spanjoll./tvklan.al