Moderatori Florian Agalliu rrefen ditet e karantines me vajzen e tij!

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite në një lidhje në Skype ishte modelja Aurela Hoxha.

Ajo për momentin ndodhet në Barcelonë, ku edhe është vetëkarantinuar për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet Spanja si pasojë e koronavirusit.

Modelja tregoi se gjatë kësaj periudhe ajo lexon më shumë, por edhe lutet. Aurela thotë se beson vetëm një Zot, shkon në kishë, por edhe në xhami.

Aurela Hoxha: Të them të vërtetën nuk është se ka ndryshuar shumë rutina ime sepse edhe kur nuk ishte ky detyrim, unë gjithsesi dëshira ime për të gatuar ka disa kohë që ka filluar dhe unë vazhdoj e bëj njësoj. Ndoshta kam filluar të lexoj pak më shumë, të lutem pak më shumë. Është një moment ku realisht po lutem për të gjithë. Unë jam myslimane. Shkoj në kishë dhe në xhami dhe nuk e kam bërë këtë ndarje, që e vogël kam besuar vetëm një Zot dhe mënyra si unë lutem dhe besoj nuk është fare e ndikuar nga fetë. Kam marrë shpeshherë kritika sepse mbiemri im Hoxha, edhe duke qenë se shkoj në kishë, duket si diçka shumë e çuditshme për shumë njerëz. Por realisht unë besoj vetëm një Zot, besoj në kishë, besoj në xhami. Të gjithë ne duhet të lutemi në mënyrën tonë, në mënyrën si ne besojmë. /tvklan.al

Si ndikon gjendja e karantines ne marredheniet njerezore!

E ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte psikologia Orjola Pampuri. Ajo u ndal tek mënyra e përballimit dhe menaxhimit të konflikteve brenda shtëpisë, në kushtet kur gjithë familja është së bashku dhe e izoluar.

Sipas psikologes, në një moment të tillë është e rëndësishme që mosmarrëveshjet të zgjidhen brenda familjes sepse sot proritet duhet të jetë shëndeti i njëri-tjetrit.

Orjola Pampuri: Gjatë terapive apo një psikoterapie këshilla primare ose prioritare është se nëse ti ke një problem, nëse ke një stres, nëse ke një ankth të momentit, ti mund ta zgjidhësh atë nëpërmjet një aktiviteti fizik, të dalësh, të konsumosh diçka me miqtë. Sot nuk ka një këshillë të tillë sepse është e pamundur të realizohet. Sot një problem që mund ta kesh brenda mureve të shtëpisë, për shkak të një mosmarrëveshjeje në familje, janë familje që janë disa persona brenda një çatie, sigurisht është e vështirë. Ajo që unë dua të jap këshillë sot dhe në një moment të tillë, sot them le ti zgjidhim brenda familjes, edhe pse ka mosmarrëveshje, sot prioritet është shëndeti. Përpara të gjithash shëndeti i njëri-tjetrit, shëndeti i partnerit, i partneres, i prindërve, i  fëmijëve. nuk ka asnjë lloj mosmarrëveshje tjetër, gjithçka tjetër është e tepërt, në këtë situatë në të cilën ne po jetojmë./tvklan.al

Bujar Qamili tregon ditet ne karantine plot me muzike shkodrane!

Këngëtarët tuaj të preferuar nuk kanë munguar në lidhjet skype që kemi pasur, për të ngritur humorin dhe duke dhënë mesazhe sensisbilizuese për të gjithë, ndaj edhe sot nuk mund të mos mungoj. Sot do të kemi një nga ata me të cilët këndoni njëzëri. Ai është ndër më të mirët e muzikës popullore qytetare shkodrane. Kemi në skype Bujar Qamilin.