Kosova për të dytën ditë radhazi, ka shënuar një numër të lartë vdekjesh dhe rastesh të reja me COVID.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, nga 1621 testime, 334 raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Po ashtu mësohet se janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lajmi i mirë është se janë shëruar 81 persona që ishin infektuar me COVID.

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 vdekje.

Ndërkohë numri i të shëruarve deri më sot është 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562./tvklan.al