Izraeli është një nga vendet që ka ecur me shpejt me procesin e vaksinimit kundër Covid-19. Të dhënat që vijnë nga Izraeli janë premtuese pasi është vendi ku po bëhet studimi më i madh në botë për efektin e vaksinës së Pfizer.
Më shumë se gjysma e izraelitëve tani janë vaksinuar, ku një pjesë e madhe e tyre ka marrë dy dozat e të tjerë presin ta marrin atë. Tashmë është vënë re që tek grupet më të rrezikuara nga Covid është parë një rënie e infektimeve.
Po ashtu tek grupi i qytetarëve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinimit është vënë re që është ulur me 39% numri i të shtruarve në spital mesi i Janarit deri më 6 Shkurt. Të dhënat janë bërë publike nga Eran Segal, shkencëtar i të dhënave në Institutin Weizmann i Shkencës në Rehovot, Izrael.
Në të njëjtën periudhë, në mesin e njerëzve nën moshën 60 vjeç që kishin marrë një dozë vaksine rastet e reja ranë 20% por u shtuan shtrimet në spital.
Tashmë të dhënat ofrojnë një panoramë më të qartë se sa efektive është vaksina e Pfizer, por ende autoritetet nuk kanë deklaruar që është arritur imuniteti i tufës./tvklan.al