Një javë pasi një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën në një aksident banorët e fshatit Pajovë të Elbasanit u ngritën në protestë. Mes tyre ishte edhe babai i të miturit.
“Dua të ketë rregull në rrugë që të ulin shpejtësinë, fatin e tij mos e pësoftë asnjë.”
Banorët bllokuan rrugën duke kërkuar që të vendoset sinjalistika e duhur dhe mos të përsëriten ngjarje të tilla tragjike.
“Janë bërë gjithë këto aksidente. Kam 35 vjet këtu, nuk i numëroj dot sa aksidente janë bërë këtu, të mëdhenj, të vegjël.”
“Shteti duhet të sigurojë jetën e nxënësve. Duhet të vendosë pengesa. Ne këtë kërkojmë. Të kufizohet shpejtësia.”
“Kanë ndodhur edhe më përpara aksidente. Tabela është 30 km/orë ato ecin me 150.”
“Këtu ecin me 80 me 100 e më shumë sepse nuk ka kontroll, policia nuk ri këtu ri në vend tjetër.”
Aksidenti u regjistrua në aksin Elbasan-Peqin ku pas përplasjes së dy mjeteve, njëri prej tyre doli nga rruga duke aksidentuar për vdekje 8-vjeçarin i cili ishte duke qëndruar në trotuar.
Klan News