A do ma lësh Roberitn një ditë sa të më ndërrojë ndonjë llambë të djegur? Kjo ishte pyetja me “spec” që velina e “Xing me Ermalin” në Tv Klan kishte përgatitur për të ftuarën, Nora Istrefi.
Me qetësi këngëtarja iu përgjigj velinës se mund të shkojë ajo që t’ia ndërrojë.
Belinda: A do ma lije burrin një ditë sa të ndërronte ndonjë llambë të djegur që mund të kisha në shtëpi?
Ermal Mamaqi: A ia lë pak burrin sa ti ndërroj pak llambën?
Nora Istrefi: Vi unë ta ndërroj shpirt.
Ermal Mamaqi: A të ikën truri që ta ngacmojnë Robertin? Të gjithë ata që e ftojnë ta ngacmojnë, vetëm unë sta kam ngacmuar. A i mirë që është ta hash.
Nora Istrefi: Truri nuk më ikën sepse Roberti shihet që është një super mashkull. Nuk e dyshoj që mund t’iu pëlqej shumë femrave, por nuk më ikën truri sepse edhe unë jam super femër.
Ermal Mamaqi: Po ai a bëhet xheloz për ty?
Nora Istrefi: Besoj që po. Ne të dy e duam njëri tjetrin, kështu që unë i dua njerëzit e bukur dhe e kam zgjedhur të bukur./tvklan.al