Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe amerikane në Arabinë Saudite kanë filluar. SHBA ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me filimin e negociatave, por përcaktimin e seriozitetit të Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
E ndërsa Rusia thotë se prioriteti i saj është një fillimi i normalizuar të marrëdhënënive me SHBA.
Zyrtarë që përfaqësojnë Rusinë në këtë takim janë Sergei Lavrov , ministri i Jashtëm i Rusisë dhe Yuri Ushakov , këshilltar i Putinit për politikën e jashtme.
Ndërsa SHBA-në e përfaqësojnë Marco Rubio, Sekretar Amerikan i Shtetit, Mike Waltz, këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Steve Witkoff, i dërguar për Lindjen e Mesme.
Por ky takim po zhvillohet pa praninë e epresidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt dhe të asnjë zyrtari tjetër ukrainas, sepse nuk u ftuan të merrnin pjesë.
Më herët Zelensky deklaroi se nuk do t’i njoh bisedimet për paqe për aq kohë sa ata nuk janë pjesë e bisedimeve.
/tvklan.al