Plot nëntë orë bisedime në Jeddah të Arabisë Saudite midis ShBA-së dhe Ukrainës përfunduan me një rezultat surprizë. ShBA-ja do të rikthejë menjëherë shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Ukrainën dhe gjithashtu “ndihmën ushtarake”.

Të dy delegacionet lëshuan një deklaratë të përbashkët ku theksohet gjithashtu se Ukraina është e gatshme të pranojë propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor me Rusinë. Bisedimet sollën vrull të ri në negociatat e armëpushimit dhe tani sipas sekretarit të Shtetit Marco Rubio, “topi është në fushën e rusëve” për të pranuar armëpushimin.

“Ukraina është gati të ndalojë luftimet dhe të fillojë bisedimet. Shpresojë se edhe Rusia do t’i thotë po armëpushimit. Por nëse i thonë jo atëherë për fat të keq do ta dimë se cila palë është pengesa për paqen. Shpresojnë se rusët do të pranojnë propozimin tonë për armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet sekretari i Shtetit Marco Rubio

Më vonë presidenti Donlad Trump tha se do ta ftojë sërish presidentin Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo mund të lidhet me marrëveshjen e mineraleve pasi në Arabinë Saudite vetëm u ra dakord që ekipet respektive të përfundojë bisedimet.

Trumpi përshëndeti ukrainasit që pranuan propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor dhe tha se tani shpreson që edhe rusët të bëjnë të njëjtën gjë

“Po do të flas me Presidentin Putin. Shpresoj që edhe ai do ta pranojë armëpushimin”, iu tha Trump gazetarëve

Në reagimin e tij të parë, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky falënderoi amerikanët për bisedimet konstruktive. E quan propozimin për armëpushim “pozitiv” dhe shton se si do të mbulojë jo vetëm linjën e frontit, por edhe luftimet në ajër dhe det.

Tv Klan