Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga inagurimi i presidentit të zgjedhur Donald Trump, arritja e një paqe në Ukrainë duket ende muaj larg.

Reuters shkruan se këshilltarët e presidentit të zgjedhur në lidhje me këtë çështje kanë bërë të ditur se është krijuar një përshtypje e gabuar se kriza e Ukrainës do të zgjidhet menjëherë sapo Trump të marrë presidencën.

Sipas tyre, ende mbetet mister se çfarë do të propozojë administrata e re në Uashington për të nxitur Rusinë të ndalë luftën.

Mes të tjerash agjencia Reuters shkruan se ndonëse Vladimir Putin është gati për t’u takuar menjëherë me Donald Trump-in, Ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzja i ka konsideruar si “pa interes“ idetë që kanë dalë deri më tani nga stafi i presidentit të zgjedhur amerikan.

Megjithatë, disa prej propozimeve të deri më tanishme ku këshilltarët e Trump dhe Putini bien dakord janë kërkesa që Ukraina të mos anëtarësohet shpejt në NATO dhe për paqen të merren parasysh edhe pushtimet ruse të deritanishme, propozime që deri më sot nuk janë pëlqyer nga Kievi.

Klan News