Arbitrja shqiptare, Kejsi Tafili, deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se arbitrimi në ndeshjet e Shqipërisë në Europian, nuk ishte në nivelet e duhura.

Ajo analizoi edhe ndeshjen e Spanjës me Gjeorgjinë, ndërsa si arbitre, komentoi edhe golin e parë të iberikëve, që ngjalli dyshime.

Tafili deklaroi se Morata është shmangur dhe nuk ka ndikuar në aksion, te gjuajtja e Rodrit.

“Arbitrimi nuk ishte në nivelet e duhura për ndeshjet e Shqipërisë. Mendoj notën 6.3.

Para ndeshjes, e mendoja se ishte Spanja e frikshme. Sot u surprizova, Gjeorgjia e zuri ngushtë disa herë.

Goli i parë i Spanjës? Nga hedhja e portierit, duket qartë që nuk ndikon. Morata nuk ndikon te portieri dhe goli është i rregullt. Morata është shmangur dhe goli është i rregullt. Topi është në linjë direkte. Portieri ka bërë hapin për tu hedhur. Përderisa VAR-i e ka lënë gol… Unë kam thënë që ha diskutim distanca e Moratës me portën.”, deklaroi Kejsi Tafili. /tvklan.al