Ajo është një këngëtare e njohur dhe përveç muzikës që bën, Enca Haxhia është shpesh në qendër të mediave për jetën e saj private.
Por pavarësisht famës, ajo ka ruajtur gjithnjë jetën e saj private dhe nuk ka pranuar të flasë publikisht. Por mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në TV Klan këngëtarja ngriti dyshime.
“Si ka mundësi që vajte 24 vjeç dhe akoma nuk ke të dashur”, ishte pyetja që drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi i drejtoi këngëtares ndërkohë që ajo reagoi menjëherë duke iu përgjigjur me një tjetër pyetje: “Kush të ka thënë ty që jam single”.
Ermal Mamaqi: Si ka mundësi që vajte 24 vjeç dhe akoma nuk ke të dashur? Ndërkohë që shikoj që çmenden për ty të gjithë reperat dhe rrokerat.
Enca Haxhia: Në radhë të parë unë jam vetëm 23 vjeç dhe kush të ka thënë ty që jam single dhe që më interesojnë reperat.
Ermal Mamaqi: Ti je person publik dhe njerëzit duan të dinë për ty. Kush është ai? Ke apo nuk ke të dashur?
Enca Haxhia: Po ti që në fillim do t’i bësh pyetjet e bukura, e ç’kuptim ka nëse i themi gjërat që në fillim./tvklan.al