Një studim i ri përjashton ndikimin e celularëve në tumoret në tru. Ky është konkluzioni I kërkuesve që kanë analizuar regjistrat dhe të dhënat statistikore të sëmundjeve tumorale në Danimarkë, Finlandë, Norvegji e Suedi prej vitit 1979 e deri në 2016.
Përqendrimi në studim ka qenë kryesisht në fillimet e viteve 90 kur nisi edhe përdorimi i celularëve, veçanërisht meshkujt e moshës 38-44 që ishin kryesisht të parët që përdorën masivisht. Dhe pas analizimeve të hollësishme rezultoi se nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të celularëve, veçanërisht tek ky target grup dhe rasteve tumorale.
Sipas kërkuesve që zhvilluan punën të kooordinuar nga Agjensia për Kërkimet mbi kancerin, studim i publikuar në revistën Environment International, vendet nordike ishin vendet me përdorimin më të lartë të celularëve dhe pajisjeve teknologjike.
Klan News