Historia tronditëse e Elisës në “Shihemi në Gjyq” merr një kthesë të papritur. Pasi rrëfeu në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për lindjen e saj si fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore mes nënës dhe kunatit dhe braktisjen në maternitet kur ishte vetëm njëditëshe, Elisa u birësua pas dy muajsh.
Në maternitet u regjistrua me emrin Silvana dhe gjyshi i saj e kishte përfshirë në trungun familjar, gjë që askush nuk e mësoi deri në vdekjen e tij. Elisa e dinte që ishte e birësuar, por në respekt të prindërve të saj e kërkoi familjen biologjike në moshën 35-vjeçare, kur ata adoptues ishin ndarë nga jeta.
Aty ajo mësoi se nëna ishte martuar me kunatin pas vdekjes së motrës, e cila kishte ndërruar jetë një vit pas lindjes së Elisës. Tani nga kjo martesë ata kanë 4 fëmijë, ndërkohë që Elisën e kishin braktisur dhe nuk dihet nëse kishin bërë përpjekje për ta kërkuar frytin e parë të dashurisë. Por Elisa tregon se takimi me familjen biologjike nuk ishte aspak siç e kishte menduar.
Eni Çobani: Si është sjellë kjo familje që 35 vjet nuk deshën të dinin se ku ishe ti?
Elisa: Faleminderit znj. Eni. Znj. Eni, pasi unë takova nënën time biologjike, mamaja ime ishte me gjithë vëllain e vet që është sot daja im. Atëherë unë nuk kam ditur që gjyshi, babai i mamasë sime në atë kohë mua më ka regjistruar në trungun familjar të vetin dhe më ka dhënë pronën time. Unë nuk e kam ditur këtë gjë, mua ma ka treguar daja mbrapa që erdhi duke më përqafuar dhe duke më thënë që “të kam zemër dhe të kam shpirt” dhe z. Ardit, më ka marrë dhe më ka çuar për të bërë prokurën, i kam dhënë firmën, por nuk kam ditur çfarë kam hedhur në atë firmë dhe këtë gjë ma ka bërë daja Ilir Lukani me gjithë nënën time, Luljeta Lukani.
Eni Çobani: Po mirë moj zonjë, kjo nëna jote të takoi pas 35 vitesh, po pse kjo firma jote duhej menjëherë sa takohet vajza? Unë s’e kuptoj tani.
Elisa: Unë s’e kuptoj znj. Eni, unë shkova për t’i takuar nga dashuria se nuk i kam parë dhe nuk i kam njohur ndonjëherë pasi më vdiqën prindërit biologjikë, por nuk e dija që do të arrinin për të më mashtruar në këtë lloj grade.
Eni Çobani: Ti nuk e ke ditur që ke pasur një pronë apo jo?
Elisa: Unë nuk e kam ditur që kam pasur prona, thjesht gjyshi, babai i nënës mua m’i ka lënë ato prona. Tani kunata ime thotë “ti ia dhe dajës firmën sepse deshe ti t’ia japësh”. Po si mund t’ia jap unë një njeriu firmën kur është jeta e fëmijëve të mi?/tvklan.al