Denoncime edhe për raste në komunitet dhe shkolla
Rastet më të shumta të dhunimit apo abuzimit seksual të të miturve janë brenda rrethit familjar. Sipas një analize të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë, përgjatë viteve 2018-2023, 41% e rasteve të dhunës, ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale kanë ndodhur brenda në familje. Ambienti i dytë me i pasigurt është komuniteti, me 14 raste të sinjalizuara të dhunës dhe abuzimit seksual, pasuar nga institucionet arsimore.
“Është shumë shqetësuese, është sirenë alarmi. Sa i përket abuzimit seksual, zakonisht janë të afërm të familjes, apo familjarët, po së fundmi janë rritur shumë në botë të paktën incestet familjare”, tha Belioza Çoku, Drejtore Ekzekutive, “Alo 116-111”, Shqipëri
Në 14 vitet e fundit tre shqetësimet kryesore më shumë të raportuara nga djemtë deri në 18 vjeç janë: 1) Varësia nga bixhozi dhe lëndët narkotike; 2) Problemet, abuzimet dhe dhuna në shkollë, si dhe 3) siguria në internet dhe celular.
Ndërsa problematikat më të shumta të vajzave janë: Abuzimi, dhuna dhe bullizmi mes fëmijëve dhe adoleshentëve; shfrytëzimi për arsye përfitimi, si dhe çështjet e marrëdhënieve familjare.
“Institucionet arsimore duhet të rishikojnë të gjithë strategjinë e tyre komunitare dhe familjare. Është ngritur një bllokadë, ku mësuesi thotë që tani është në shtëpi fëmija…”, tha Çoku.
Fëmijët që raportojnë më së shumti problematika i përkasin grupmoshës 10-12 vjeç dhe 13-15 vjeç.
Tv Klan