Këngëtarja e njohur britanike ka thënë për mediat gjermane se po mendon që të bëjë një shkëputje nga muzika. Para koncerteve të ardhshme që do të mbajnë në Mynih, këngëtarja është shprehur: Nuk kam plane farë për një këngë të re. Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese vetëm për pak kohë.
Para shfaqjeve të fundit në Las Vegas, Adele po kalon një pjesë të verës në Mynih ku do të performojë dy koncerte për pesë javë rresht.
Promotori, Marek Liebeberg ka thënë se janë shitur më shumë se 95% e biletave për koncertet. Ndërkohë që fansat shprehen shumë entuziastë që të shikojnë këngëtaren të performojë në skenë.
Albumi më i fundit i Adele titullohet “30” i cili u publikua në Nëntor të vitit 2021. Ai kryesoi në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, dukle rezultuar si albumi më i shitur i atij viti.
/tvklan.al