Adile Hoxha është shqiptaro-filipineze. Mamaja e saj është nga Filipinet kurse babi i saj shqiptar i cili morri rrugët e arratisë në vitin 1946. E ftuar në studion e “Rudina” duke ndarë pak nga kujtimet e saj në Shqipëri, ajo tregoi dhe historinë e prindërve, se si fati bëri bashkë një filipineze dhe një shqiptar.

Adile Hoxha tregon se babai i saj ka qenë më parë i martuar në Australi, por pas ndarjes nga gruaja e parë dëshironte që të krijonte një martesë të re. Për këtë ai kërkoi ndihmën e një agjencie martesore, të cilët i sugjeruan 5 gra në Filipine, por në fakt ai nuk zgjodhi asnjërën prej tyre. Zemrën ia mori filipienzja që e shoqëronte.

Adile Hoxha: Babi ishte martuar në Australi dhe u nda nga gruaja e parë. Ai kishte kërkuar një agjenci martesore. Ai kishte 5 gra në Filipine që për disa muaj ai u shkruante letra.

Rudina Magjistari: Të pestave u shkruante letra dhe kush do i pëlqente më shumë në komunikim.

Adile Hoxha: Po, po! Pastaj ai iku në Filipine dhe u takua me mamin tim, sepse ajo ishte një guidë.

Rudina Magjistari: Babi yt pastaj pasi komunikoi me të pesta propozimet që i solli agjencia vendosi që të shkojë në Filipine?

Adile Hoxha: Po!

Rudina Magjistari: Për t’i takuar të pesta apo ai kishte zgjedhur mamanë tënde?

Adile Hoxha: Jo! Ai nuk e kishte zgjedhur fare, ata u njohën vetëm ku babai arriti atje.

Rudina Magjistari: Pse nuk ishte mamaja një nga ato të pesta?

Adile Hoxha: Jo! Kur ai takoi ato 5 gratë, nuk pëlqeu asnjërën, por pëlqeu guidën. Pastaj ishte afruar dhe i kishte thënë mamit nëse donte që të martoheshin bashkë dhe të vinin në Australi. Mami ishte shumë më e re se sa babi. Babi në atë kohë më duket se ishte 57, kurse mami ishte 33-34. Mami i tha që duhet të pyeste babin e saj, ata shkuan të dy morën aprovimin dhe ashtu ndodhi./tvklan.al