Në Nëntor e ftuar në emisionin “Opinion” Adile Hoxha tregoi se u bë nënë për herë të parë në moshën 17-vjeçare. Këtë të premte në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo rrëfen për herë të parë se si e pritën prindërit lajmin e shtatzënisë së saj.

Adilja tregon se në fillim pati shumë frikë që t’i tregonte babait të saj, por më vonë u habit nga reagimi i tij. Ajo pranon faktin se ka dashur që ta abortonte fëmijën, por ishin pikërisht prindërit e saj e veçanërisht babai që e ndaloi.

Rudina Magjistari: Ti në kohën kur ke lindur dhe je bërë me fëmijë ke jetuar me prindërit apo jo? Ti ishe ende në shtëpinë e prindërve jetoje akoma me ta. Si reaguan prindërit në momentin që morën vesh lajmin e shtatzënisë tënde? Si u sollën ata, si të mbështetën?

Adile Hoxha: Mami e mori vesh më parë se babi dhe ishte shumë gjë e keqe në fakt. Shumë shumë gjë e keqe! Mendoje që të kesh vajzën 17 vjeç dhe shtatzënë, e kuptoj që ajo do të ishte shumë e mërzitur me mua. Dhe babai ishte shumë i mërzitur në fakt në kohën kur mori vesh që unë isha shtatzënë. Filloi të qajë e pastaj iku në një tjetër dhomë. Më vinte shumë keq.

Rudina Magjistari: Ti ishe në shkollë të mesme?

Adile Hoxha: Isha në shkollë të mesme. Kur ia thashë këtë babit kisha shumë shumë frikë, mendoja se ai do të më ngordhë. Por, u habita sepse ai ishte shumë i qetë kur ia thashë, mendoj se ai e dinte më parë nga mami. U habita shumë sepse ishte shumë i arsyeshëm dhe më tha “shiko Adile ti je shumë e re dhe ti do të mbarosh shkollën dhe mos e bëj abortimin, sepse edhe unë jam plak dhe nuk e di se kur do të martohesh, kur do të bësh një fëmijë tjetër.

Rudina Magjistari: Ti e mendove në atë kohë abortin.

Adile Hoxha: Po, po! Isha shumë e vogël, mendoja se çfarë do të bëja unë me një fëmijë. Nuk isha martuar, nuk kisha mjaftueshëm para dhe kisha shumë probleme ekonomike, dua të mbaroj shkollën, të udhëtoj dhe të shikojë botën. Por, mami me babin më thanë që të mos e abortoja, ne do të të ndihmojë, mbaroje shkollën, gjej një punë të mirë dhe pastaj do të jemi një familje bashkë./tvklan.al